Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e tyre që i ka shoqëruar prej 33 ditësh protestë duke marshuar nëpër rrugët e kryeqytetit.

Ndryshe nga ditët e mëparshme, ata mbrëmjen e sotme do të marshojnë drejt Komisariatit nr.3 aty ku po mbahen protestuesit e arrestuar pas tensioneve të regjistruara në protestën e kësaj të enjte para Parlamentit.

Ata shihen me flamuj të Shqipërisë në duar teksa brohorasin thirrjet e tyre kundër qeverisë dhe për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ata gjithashtu valëvisin pankartat e tyre. Marshimi zakonisht zgjat deri pak para mesnatës ndërsa mbrëmjen e sotme ende nuk dihet sesi dhe sesa do të zgjasë ky marshim.