Ramazani është muaji më i zgjedhur dhe më i rëndësishmi për të gjithë myslimanët. Muaji në të cilin është urdhëruar agjërimi dhe në të cilin filloi zbritja e Kur’anit të madhërishëm.

Çdo besimtar i sinqertë e pret me gëzim Ramazanin, duke shpresuar në mëshirën dhe faljen e Allahut. Është koha kur zakonet dhe detyrimet tona jetësore ua nënshtrojmë momenteve kur fillojmë agjërimin dhe kur bëjmë iftarin.

Besimtarët myslimanë do të nisin muajin e Ramazanit, muaji më i shenjtë i kalendarit islamik. Për një muaj, çdo ditë ata nuk do të konsumojnë ushqime ose pije, duke nisur që nga lindja e diellit e deri në perëndimin e tij.

Por muaji i Ramazanit nuk ndryshon vetëm rutinën e personave që agjërojnë, por edhe shumë të tjerëve, të kësaj feje ose jo.

Shumë njerëz solidarizohen me sakrificën që myslimanët bëjnë, duke qenë më të kujdesshëm në veprimet e tyre kundrejt agjëruesve.

Portali “DurrësLajm” iu uron të gjithë besimtarëve myslimanë: Gëzuar muajin e Ramazanit dhe agjërim të lehtë e të pranuar!

Më poshtë, do të gjeni Kalendarin e Ramazanit për vitin 2024: