Punimet për kampin e refugjatëve në Gjadër duket se kanë nisur.

Mësohet se prej disa ditësh, makineritë janë stacionuar brenda zonës ushtarake në hyrje të fshatit.

Banorët ende nuk e dinë se çfare do të ndodhë edhe pse janë interesuar, sërish nuk marrin asnjë përgjigje nga drejtuesit e punimeve.

Banori: Punimet kanë filluar prej 4 ditësh. Nuk di se çfarë do të bëhet dhe deri kur do të vijnë refugjatët. Deri më 20 Maj thuhet se do të vijnë. Duke punuar janë eskavatorë, fadroma prej 4-5 ditësh.

Pyetje: Si mendoni ju?

Banori: Po çfarë na duhen ne? Ne fëmijët tonë i kemi jashtë shtetit kanë shkuar për një jetë më të mirë. Tani me ardhë ata këtu, e di qeveria atë punë, nuk dimë ne.

PyetjeKëta që kanë banesat këtu, a mendoni se ndihen të merakosur?

Banori: Të frikësuar janë. Nuk dihet… Do të bëjnë avlli komplet, mure. Ne akoma nuk dimë gjë. Kanë ardhur inxhinerë italianë, më shumë janë të huaj se sa tonët.