Ditën e sotme nis në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca e parë gjyqësore në themel për çështjen e njohur si dosja e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Të pandehur në këtë proces janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Ky i fundit ka dhënë një deklaratë për mediat jashtë ambjenteve të GJKKO-së, duke e cilësuar këtë proces si të pabazë dhe politik.
“Kjo është një gjueti shtrigash, qesharake, sepse gënjyen dhe thanë që toka ishte e shpronësuar, por doli që toka është e pronarëve.
Nuk ka asnjë letër sesi u bë shteti pronar. Ndërkohë që është dokumenti që prej 100 vitesh ajo është tokë e këtyre 5 familjeve”, tha Malltezi.