Ish-Kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në hotel Rogner aty ku ka nisur takimi i parë me demokratët e Tiranës, pas luftës politike që ka nisur mes tij dhe Lulzim Bashës.

Berisha e nisi fjalën e tij duke sulmuar Edi Ramën të cilin e etiketoi si një “gangster” që për herë të tretë bëhet kryeministër i Shqipërisë.

“Të dashur demokrat një përzemër të përzemër për të gjithë ju. (Brohoritje: Berisha…Berisha. O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do). Pas themelimit të PD-së foltorja e shtatorit 2021 është përpjekja më e rëndësishme dhe historike e juaja për një parti demokratike më të bashkuar më të fortë më të hapur dhe të sigurt p[ër të ardhmen e saj. Kjo foltore nis në një moment më kritik se cdo kohë tjetër për Shqipërinë. Sot në parlamentin shqiptar betohet për të tretën herë kreu i Meduzës së krimit të organizuar shqiptar, një gangster që nuk njeh normë as ligj por që ndërtoi cdo gjë të keqe”, tha Berisha.