Sot nisi viti i ri shkollor për 392 mijë nxënës të arsimit parauniversitar, 27 mijë prej të cilëve janë vogëlushë që do të ulen për herë të parë në bankat shkollore.

Për vitin e ri shkollor janë rikonstruktuar 126 shkolla dhe 155 mijë nxënës do të mësojnë me tekste të reja të unifikuara me sistemet arsimore europiane.

Gjimnazistët që nisin klasën e dhjetë do të fillojnë me kurrikulën e re, që lehtëson ngarkesën nga 18 në 13 lëndë mësimore dhe rivendos gjuhën shqipe dhe unifikon lëndët e detyrueshme deri në klasën e 11-të. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ka përcjellë urimet me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor për nxënësit, fëmijët me nevoja të veçanta dhe mësuesit.