Nga Katedralja e Athinës, nën tingujt funebër të bandës së marinës detare greke, kortezhi i kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos është nisur drejt vendit tonë.

Qindra besimtarë ndoqën nga afër meshën në gjuhën shqipe, kërkesë kjo e bërë prej bashkëpunëtorëve të afërt të kryepeshkopit dhe me leje të posaçme nga shinodi i shenjtë grek në nder të fortlumturisë së tij Anastas.

Arkivoli u përcoll me duartrokitje të shumta prej të pranishmëve të cilët nderuan punën dhe veprën e njeriut të madh të paqes dhe vëllazërimit, siç e quajti atë presidentja e Greqisë Katerina Saqeralopoulu.

Trupi i Kryepeshkopit do të mbërrijë në Shqipëri ditën e nesërme nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës.