Partia Demokratike do të zhvillojë sot protestë kombëtare, e cila sipas PD-së po mbahet kundër korrupsionit të mazhorancës në pushtet dhe kryeministrit Edi Rama.
Kanë nisur përgatitjet e para, ku porta hyrëse e Kryeministrisë është veshur me veshje metalike.
Policia ka vendosur gjithashtu edhe megafonë. Ndërkohë ka nisur edhe vendosja e podiumit, nga ku folësit e zgjedhur nga Partia Demokratike do t’u drejtohen pjesëmarrësve në protestë.