Një burrë është parë duke u ngjitur në kullën e Big Ben të Londrës.

Videot e publikuara në rrjete sociale tregojnë burrin e zbathur që ngjitet duke mbajtur një flamur palestinez.

“Oficerët janë në vendngjarje duke punuar. Ata po ndihmohen nga Brigada e Zjarrfikësve të Londrës dhe Shërbimi i Ambulancës”, deklaroi policia.

Bëhet e ditur se në vendngjarje janë të paktën nëntë automjete të shërbimit të urgjencës, policia e zjarrfikësit.

Ngjarja vjen pasi qindra njerëz kanë filluar të mblidhen për një protestë pro-palestineze në qendër të Londrës.

Turma është mbledhur në cepin e Sheshit të Parlamentit dhe duket se po tregon mbështetje për njeriun që u ngjit në Big Ben.