Autoritetet greke kanë ngritur alarmin prej mbrëmjes së djeshme, pas rrëmbimit të një 6-vjeçari. Mediat fqinje raportojnë se ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet e njohura të Athinës, ndërsa sipas avokatit të familjes, fëmija është rrëmbyer në banesën e tij, ku ndodhej me të ëmën dhe gjyshen.

Vogëlushi pasi ka dëgjuar një zhurmë jashtë derës së banesës, ka dalë duke menduar se është nëna e tij, por në ato momente një person i maskuar e ka rrëmbyer.

Sipas avokatit, shtëpia nuk kishte kamera, çka vështirëson më tepër identifikimin e autorit. Sipas dëshmitarëve, autori përshkruhet rreth të 45-ve, 1.80 i gjatë, dhe e ka rrëmbyer fëmijën me një furgon.

Avokati tregon se nëna e djalit ka pasur një përplasje me të atin e tij, duke lënë të hapur mundësinë që pas rrëmbimit mund të fshihet edhe ai.

Babai i Rainer-it të vogël është me origjinë norvegjeze dhe jeton në Norvegji, ndërsa fëmija jeton me të ëmën në Greqi. Të gjithë strukturat e policisë janë ngritur në këmbë për të lokalizuar të voglin.