Një tjetër sulm i rëndë ka ndodhur në SHBA pas shpërthimit në lagjen Chelsea, ku mbetën 30 të plagosur, mes tyre njëri në gjendje të rëndë.
Këtë herë ka qenë qyteti i Minesotës, vendi ku u regjistrua sulmi i dytë që tronditi opinionin publik amerikan.
Një person ka therur me thikë tetë persona në një qendër tregtare në Minesota, ndërsa më pas është qëlluar për vdekje nga policia.
Sulmi ka ndodhur në St Cloud, 110 km në veri-perëndim të Minneapolis, ndërsa nuk dihet motivi.
Sipas dëshmitarëve që kanë qenë prezentë në momentin e ngjarjes, autori ka bërtitur “Allahu Ekbher” përpara se të vritej.





