Një episod vërtet qesharak ka ndodhur këtë të premte në Holandë, në Eerste Divisie. Roda fitoi 2-0 ndaj Cambuur, teksa pas sinjalizimit përfundimtar, tifozët dolën në fushë për të festuar, jo vetëm fitoren, por edhe elitën.

E gjitha kjo për promovimin në Eredivisie që ndoshta do të vijë, por që për momentin nuk ekziston dhe gara mbetet e hapur.

Për shkak të folësit të stadiumit, i cili e konsideroi “një natë të paharrueshme”, që solli edhe euforinë te tifozët që më pas “pushtuan” fushën, por ende Roda nuk e ka siguruar matematikisht rikthimin, sepse ka edhe një ndeshje për të luajtur.