Kolumbiani Rubiel Mosquera njihet jozyrtarisht si bodybuilderi me qafën më të madhe dhe më muskulore në botë. Për këtë arsye e kanë quajtur “Neckzilla”. “Pas e qafës së Rubielit duket se ka një jetë më vete”, përshkruan “The Sun”.

Qafa e Rubiel Mosquera është 50.8 centimetra, 12.7 centimetra më e gjatë se Larry Wheels. Pavarësisht madhësisë së pazakontë të qafës së tij, Rubiel është shprehur se nuk shpenzon kohë shtesë duke u stërvitur për ta bërë atë më të madhe.

Pasuria më e madhe e “Neckzillas” ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale. Kolumbiani ndau në Instagram, një video ku shfaqet duke matur qafën e tij për të provuar se ishte më e trashë se ajo e Larry Wheels, një tjetër bodybuilder.