Noizy ka dhënë një lajm të keq dhe të mirë për fansat e tij, në një postim në Instagram.
Reperi ka treguar se nuk do jetë shumë aktiv në rrjete sociale pasi do t'i përkushtohet punës, për të sjellë albumin e dytë muzikor me CD.
"Dua të them që po punoj për një album që do të jetë në CD. Në fakt ky do të jetë albumi i im i dytë në CD. Prandaj s’do të jem aktiv në rrjetet sociale. Do më falënderoni më vonë, gjithsesi."