TIRANE, 30 nentor 2013  – Bukuroshja nga Prishtina, Nora Istrefi u paraqit mjaft mirë në natën e dytë gjysmëfinale të “Kënga Magjike”, ku performoi në skenën e madhe këngën “I Jemi Je”.
Por ajo që bëri më shumë përshtypje ishte zgjedhja e Norës për këtë mbrëmje. Një fustan i bardhë, i prerë në anët e tij, zgjoi dyshime për faktin në ka veshur apo jo të brendshme këngëtarja. 
Fustani i saj madje, u bë objekt batute për artistin Ermal Mamaqi, i cili tha në përfundim të performancës së saj: ‘A kishte veshur çorape Nora?’

Sidoqoftë, Nora tregoi edhe një herë se ka një trup të përkryer, për të cilin duhet të ndihet krenare. Nora konsiderohet favorite për ta fituar festivalin këtë edicion, pasi paraqitet me një baladë shumë të bukur, të punuar nga Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku.