Një gruaje në Indi i është prerë hunda nga bashkëshorti i saj, pas një dhune të ushtruar për vite me radhë.
Arsyeja? Sipas britanikes “The Sun”, ishte fakti se 25-vjeçarja Kamlesh Rathore, nuk i kishte çuar pajën e martesës.
Megjithëse kishin tetë vite të martuar, burri nuk kishte hequr dorë nga kërkesa për të marrë paratë e pajës, rreth 550 paund.
Por familja e vajzës ishte në kushte të vështira ekonomike dhe nuk mundi t’i dhuronte burrit të saj asgjë. Kjo bëri që ai të arrinte në veprime ekstreme.
Sipas traditës indiane, paja zakonisht vjen si dhuratë në forma të ndryshme, siç mund të jenë paratë, bizhutë apo prona, që familja e nuses ia jep dhëndrit si kusht për martesën e tyre.





