Hyrja në fuqi e vaksinimit të detyruar për punonjësit e sistemit shëndetësor në Francë ka pezulluar nga puna mbi 3 mijë mjekë.

Bëhet me dije se vendimi i qeverisë franceze hyri në fuqi më 15 shtator, teksa shifrat u bënë publike ditën e sotme nga ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran. Gjatë një interviste televizive, ministri tha se shifra e të pavaksinuarve në stafet spitalore është thuajse e papërfillshme, 0.1%.

Mësohet se punonjësit e spitaleve në Francë u shfaqën më të bindur se kolegët e tyre në Greqi, 10% e të cilëve nuk e arritën afatin e përcaktuar nga qeveria për t’u vaksinuar deri më 1 shtator.

Megjithatë, ashtu si në Greqi, edhe në Francë ata kanë mundësi të rikthehen në punë, menjëherë pas injektimit të dozës së parë.