Një ngjarje e rendë ka tronditur Rodosin, e Greqisë pasi një 24-vjeçare akuzoi babanë e saj 50-vjeçar për përdhunim, kërcënim dhe dhunë në familje.

Mediat greke shkruajnë se çdo gjë ka filluar në dhjetor të 2020 deri më 17 shkurt 2021, pasi babai i 24-vjeçares nuk ishte dakord me marrëdhënien e saj me një 29 vjeçar shqiptar.

Babai ngriti një padi kundër partnerit të së bijës, duke pretenduar se i kishte dërguar atij një video me momente intime me vajzën e tij dhe mesazhe kërcënuese.

Megjithatë, 24-vjeçarja shkoi në polici, duke thënë se babai e kishte mbajtur të burgosur kundër dëshirës së saj në shtëpinë e familjes në Rodos , ku rreth fundit të shkurtit 2021 dhe ndërsa ata ishin vetëm në shtëpi e ka detyruar duke ushtruar dhunë fizike dhe kundër vullnetit të saj të kryente marrëdhënie  seksuale me të.

Gjithashtu, ajo pretendonte se babai i saj e rrihte, sidomos pas lidhjes së saj me 29-vjeçaren, të cilën ai nuk e miratonte dhe se po përpiqej me dhunë ta detyronte ti jepte fund marrëdhënies me të.

Në bisedat e regjistruara të tre të përfshirëve, e cila u transkriptua me urdhër të prokurorit, rezultoi se 29-vjeçari shqiptar i ka kërkuar partneres të ngrejë padi kundër babait të saj, me pretendimin se ai e përdhunoi dhe dhunoi fizikisht për të vërtetuar se e do atë.

24-vjeçarja u thirr sërish për të dëshmuar dhe më 3 mars 2023, ajo deklaroi se nuk i kujtohej biseda telefonike, nuk tërhoqi atë që kishte thënë në deklaratat e saj fillestare dhe shprehu shqetësimin për padinë ndaj partnerit.

24-vjeçarja nuk është ekzaminuar nga mjekët, pasi nuk ka dashur dhe ka deklaruar se është përdhunuar sistemakisht.