Tre shqiptarë ranë pre e atentit me armë zjarri në Greqi.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, brenda një furre buke u dëgjuan të shtëna me armë.

Protothema.gr shkruan se autorët, iu janë drejtuar klientëve të furrës dhe qytetarëve që ishin të pranishëm duke iu bërë të ditur se nuk do u bënin keq.

Mos u shqetësoni, ne nuk do t’ju bëjmë keq”, mësohet të kenë thënë autorët.

Raportohet se autorët pas plagosjes morën mjetin tip xhip që po i priste dhe janë zhdukur drejt rrugës Vouliagmeni.

Policia është ende duke hetuar ngjarjen.