Ekipi i Teutës ka rinisur stërvitjen në fushën stërvitore në aneksin e “Niko Dovanës”. Durrsakët ju kthyen seancave stërvitore pas pushimit, kjo për shkak të ndeshjeve të kombëtareve. Megjithatë Edi Martini nuk ka dashur të humbë kohë po i ka kthyer të besuarit e tij në stërvitjen e fortë me ushtrime fizike.

Ndeshjet tani bëhen “malore” për Teutën sepse luhet fundi i sezonit. Ata kanë ende mundësi të luftojnë për një vend në kupat e Europës prandaj Martini do të shfrytëzojë këto ditë pushimi nga futbolli i Superligës për të riorganizuar skuadrën e tij dhe skemat e lojës.

Gjithë grupi ka qenë i plotë sot me seancën që ka vijuar normalisht dhe me ushtrime fizike. Takimin e ardhshëm Teuta do ta ketë në shtëpi përballë kryesuesve të Partizanit.