Këngëtarja Aurela Gaçe është konsideruar në tregun muzikor shqiptar si divë. Prej vitesh, ajo ka spikatur për të kënduarit ‘live’ dhe energjinë shpërthyese në skenë. Sakaq, këngët e saj kthehen menjëherë në hite.

Së fundmi, gjatë një interviste për “21 Media”, Aurela ka folur për klipin e saj dhe klikimet, duke mos kursyer as edhe një “thumb” për kolegët e saj.

“Pritet shumë mirë. Nuk i kam ato klikimet sepse nuk kam lekë që t’i hedh për të blerë ato klikime. Apo s’duhet ta thoja këtë? Lekët i hedh në performancë, në punë. Nuk kam nevojë t’i mbush mendjen askujt nëse jam e suksesshme ose jo sepse shumë mirë kudo që shkoj publiku më pret shumë mirë”, u shpreh këngëtarja.

Më tej, Aurela lajmëroi se së shpejti do të vijë me një album të ri, të cilin fansat e saj po e presin me shumë entuziazëm.