Në 35-vjetorin e PS-së së Tiranës, kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste nuk kërkon lirimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, pavarësisht se situatën e konsideron të padrejtë.
Ai u shpreh se në Shqipëri nuk ka të burgosur politikë dhe se PS ka zgjedhur të ndjekë rrugën e respektimit të institucioneve, duke e krahasuar këtë qasje me qëndrimin e ish-kryeministrit Fatos Nano gjatë periudhës së tij të burgosjes.
“Sot ne nuk jemi si ata të tjerët. Pikërisht se s’jemi si asnjë nga ata të tjerët, nuk kërkojmë lirim të të burgosurit politik, Erion Veliaj, sepse kjo nuk është çështja jonë. Sepse në Shqipëri nuk ka të burgosur politik dhe sepse sado e dhimbshme të jetë mungesa ne tij, sado e padrejtë mund të na duket ne, ne pikërisht pse jemi këtu për të bërë histori dhe për t’i lënë fëmijëve tanë një Shqipëri tjetër, kemi vetëm një detyrë jashtëzakonisht të vështirë. Detyrën që Fatos Nano e kreu më së mirë, duke jo vetëm përbalkuar burgun dhe duke dalë me dorën e shtrirë ndaj burgosësit të tij dhe duke përballur poshtërime të tjera, por pa lëshuar asnjëherë… pa i hapur asnjëherë portat detit të socialistëve për ta përmbysur Shqipërinë nga e para. Por duke krijuar kushtet që hap pas hapi ne të vijmë këtu ku jemi”, tha Rama.





