Paul Pogba mezi pret dhe publikon disa imazhe në rrjetet sociale në pritje të sezonit të ri. Francezi do të rikthehet me fanellën e Juventusit pas largimit nga Manchester United.

Kështu Instagrami dhe Twitteri janë mbushur me foto të Pogba duke djersitur për t’u rikthyer sa më shpejt në formë, duke harruar edhe momentet e këqija të kaluara në Angli.

Mesazhi i Pogbas për të gjithë është i qartë: “Nuk mund të pres më”.

Por tani është çështje ditësh.

Më 10 korrik, në fakt, kampioni i botës me Francën duhet të paraqitet në Continassa për të nisur stërvitjen me Juventusin, nën urdhrat e Massimiliano Allegrit. Lojtari vjen falas, ashtu si herën e parë që erdhi te Juventusi, në vitin 2012.