Java e parë e Serie A u mbyll pa asnjë barazim, një sinjal pozitiv, pasi diçka e tillë nuk ndodhte prej 51 vitesh. Vetëm tre herë në histori ka ndodhur diçka e tillë, në sezonet 1933/34, 1934/35 ndërsa për herë të fundit ndodhte në sezonin 1971/72.

Ky përfundim është meritë e ekipeve të mëdha, pasi tetë ekipet e para që u renditen një vit më parë fituan të gjitha në debutimin e tyre në këtë sezon të Serie A, Spezia dhe Torino e dërguan në 10 numrin e ekipeve që fituan në javën e parë.Napoli është ekipi që shënoi më shumë, plot 5 gola përballë Verona në transfertë.

Vlahovic dhe Rebic realizuan nga një “dopjetë” që në start, duke marrë menjëherë kreun e listës së golashënuesve më të mirë.