SHBA, 21 prill 2013 – Super produksioni hollivudian "Oblivion", në të cilin Tom Cruise ka rolin e protagonistit udhëheq listën e filmave më të ndjekur në kinematë amerikane për këtë javë.
Filmi fantastiko-shkencor ka mbledhur përgjatë një jave vetëm në Amerikë 38,2 milion dollarë. Në vend të dytë renditet '42', filmi që tregon jetën e Jackie Robinson, lojtarit të parë afro-american në bejsboll. Ai ka mundur të arkëtojë 18 milion dollarë.
Familja prehistorike "I Croods" mbajnë vendin e tretë me 9,5 milion, duke u renditur para komedisë horror "Scary Movie 5", që ka arkëtuar 6,3 milion. Në vend të pestë në klasifikim renditet 'G.I. Joe: Hakmarrja’ me 5,8 milion.
/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





