Policia e Krujës ka vënë në pranga 3 persona, babain dhe dy djemtë e tij, pasi kanë ofenduar personelin e urgjencës dhe kanë dhunuar e kundërshtuar efektivat e rendit.  

Bëhet fjalë për shtetasit Jak Jaku56 vjeç, Mhill Jaku 38 vjeç, Albert Jaku 23 vjeç, të tre banues në  fshatin Mallkuç, Krujë.

Ata u arrestuan në flagrancë pasi më  datë  18.09.2016, në orët e mbrëmjes, për shkak se kishin konsumuar pije alkoolike kanë shkuar  në Spitalin e Fushë-Krujës për ndihmë mjekësore dhe kanë ofenduar  personelin e urgjencës.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë.

Në përpjekje për të qetësuar dhe sqaruar situatën, të arrestuarit, në  bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë kundështuar dhe goditur për shkak  të detyrës punonjësit e Policisë të Rendit Publik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësorë Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale"Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik"në bashkëpunim parashikuar në nenin 236/2, 25   të Kodit Penal.