Presidenti i Lazios, Lotito ka bllokuar për momentin shitjen e Milinkoviç Saviç. Sipas Il Messaggero, shkak për këtë vendim të numrit një të klubit kryeqytetas janë bërë propozimet e ndryshme që nuk përmbushin dëshirat e klubit.

E thënë ndryshe, Chelsea dhe Newcastle nuk shkojnë më shumë se 55 milionë euro me ofertat e tyre, shifër kjo që konsiderohet tejet e ulët nga drejtuesit e ekipit italian. Te Lazio i dijnë mirë vlerat e mesfushorit serbit dhe nuk dëshirojnë të nguten.

Saviç pritet të jetë në grumbullimin e skuadrës për parapërgatitjet sezonale.