Nga Juri Fedotov*

Shfrytëzoj këtë mundësi për t’ju folur shkurtimisht mbi Programin Rajonal të UNODC-së (inicialet anglisht për “United Nations Office on Drugs and Crime” – Zyra e Luftës kundër Drogës dhe Krimit të Organizuar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara) për Evropën Juglindore 2012-2015, që e shpalla në maj të vitit të kaluar.

Programi Rajonal u krijua me kërkesën e qeverive në rajon.

Ka si qëllim luftën kundër trafikut të paligjshëm të drogës në të gjithë Ballkanin, si dhe përballjen me krimin e organizuar, korrupsionin, pastrimin e parave dhe narkomaninë.

Programi në thelb ka të bëjë me domosdoshmërinë e një marrëveshjeje për të ndaluar flukset e  heroinës nga Afganistani dhe nëpër korridorin jugor drejt tregjeve evropiane.

Ky fluks i paligjshëm është shtrat i korrupsionit, formave të tjera të krimit, narkomanisë dhe përhapjes së HIV / AIDS-it.

Nëpërmjet rrugës së Ballkanit drejt Perëndimit dhe Evropës Qendrore kanë lëvizur rreth 60 tonë heroinë, me vlerë 13 miliardë dollarë.

Ndonëse sasia është në rënie vitet e fundit, ajo mbetet rruga kryesore e trafikimi të paligjshëm që lidh Afganistanin me Evropën.

Të ardhurat nga narkotrafiku i paligjshëm mund të kenë efekt destabilizues në zhvillimin ekonomik dhe social në këtë rajon dhe matanë tij.

Në Evropën Juglindore ekziston rreziku që këto kërcënime mund të pengojnë vendet në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Gjatë muajve të ndërhyrjes qëkurse u shpall, Programi Rajonal ka pasur shumë pak arritje.

Programi Rajonal ka nisur me Programin e Kontrollit të Kontejnerëve në Ballkan (Shqipëri dhe Mali i Zi) dhe ngriti një njësi të kontrollit kontejnerëve në portin shqiptar të Durrësit;

ka kryer sondazhe të thelluara për korrupsionin se si e përjeton popullata në përgjithësi dhe sektori i biznesit;

ka hartuar një Strategji të re Kombëtare të Luftës Kundër Drogës dhe një plan të ri veprimi për Strategjinë e Luftës Kundër Terrorizmit në Mal të Zi;

ka punuar me 317 familje nga Shqipëria, IRJ e Maqedonisë dhe Mali i Zi në Programin për Parandalimit të Narkomanisë, që ndihmon në forcimin e familjeve;

dhe ka trajnuar 547 ekspertë nga rajoni për trajtimin dhe kurimin e narkomanisë. Dhe lista nuk mbaron këtu.

Programi Rajonal është zbatuar në masën 99 për qind në vitin 2012.

Do të doja të falënderoja donatorët: Gjermaninë, Italinë, Francën, Turqinë, Belgjikën, BE-në, si dhe Rumaninë dhe Rusinë, të cilat kanë ofruar kontribut në natyrë.

Kemi bërë shumë, por kjo nuk është e mjaftueshme, dhe ne kemi pritur shumë në rajon dhe gjetkë.

Prandaj do t’ju nxisja të vazhdoni angazhimin në rajon.

Do të doja të nxisja donatorë të tjerë të vijnë në këtë rajon.

Ka arsye të shkëlqyera për mbështetjen tuaj të vazhdueshme.

Rrjetet e UNODC-së, që kujdesen për pronësinë në vend të ndryshme, dhe ndërtimin e partneritetit në rajon, krijon vlerë të shtuar, kur kombinohet me ofrimin e zgjidhjeve.

Përveç kësaj, të gjithë duhet të punojmë për të luftuar kërcënimin e opiateve nga Afganistani. Meqenëse në vitin 2014 do të përfundojë tërheqja e forcave ndërkombëtare, ne vetë duhet të vendosemi në pozitë më të fortë të mundshme për të ndihmuar dhe mbështetur Afganistanin.

Kjo do të thotë që punojnë në nivelin e shtetit, në nivelin rajonal, dhe në mënyrë të integruar, nëpër rrugët kryesore të trafikimit të drogës.

Një qasje e tillë përfshin Evropën Juglindore.

Qeveritë e këtyre vendeve pjesëmarrëse në këtë proces e shohin Programin Rajonal si mjet të shkëlqyer shtesë në punën e BE-së dhe OSBE-së, ndër të tjera.

Nga UNODC-ja  janë bërë përpjekje të konsiderueshme për të siguruar koordinimin sa më të ngushtë të mundshëm me këta partnerë të çmuar, si në terren ashtu dhe në selinë tonë.

UNODC-ja është një organizatë që del nga kuadri i kufijve kombëtarë, rajonalë, hemisferikë.

Ne i organizojmë aktivitetet tona mbi bazën e një trajtimi të integruar midis programeve tona të ndryshme rajonale dhe tematike.

Programi Rajonal për Evropën Juglindore është një element kyç në këtë qasje.

Ai u ofron vendeve të Ballkanit mundësinë për të punuar me partnerë në mbarë botën.

Aktualisht, shumica e financimit të Programit do të përfundojë në mesin e vitit 2013.

Buxheti i parashikuar i Programit Rajonal është mbi 14 milionë dollarë, ku janë lëvruar 2.7 milionë dollarë.

Nga kjo shifër, janë shpenzuar 1,7 milionë dollarë, kurse 1 milion dollarë janë lënë në dispozicion për vitin 2013.

Prandaj, që të ketë sukses, Programi Rajonal ka nevojë për financime urgjente dhe mbështetjen e shteteve të rajonit.

Pa këtë, ne do të jemi në gjendje të ofrojmë rezultate të prekshme.

Në të vërtetë, pas mesit të vitit 2013, në një datë që taashmë është afër, do të bëhet një rivlerësim i pranisë UNODC-së në rajon.

Qeveritë pjesëmarrëse kanë rënë dakord t’u qasen donatorëve kryesorë dhe të angazhohen për mbështetjen e Programit Rajonal.

Shpresohet gjithashtu që vendet pjesëmarrëse së shpejti mund të sigurojnë disa kontribute konkrete për të mbështetur zbatimin e Programit Rajonal, sidomos në aspektin financiar.

Problemet e drogës dhe krimit në Ballkan nuk i takojnë të kaluarës, ato janë këtu aktive në ditët e sotme.

Puna jonë e përbashkët është përballimi me këto çështje tani, dhe në këtë mënyrë, të ndihmojmë në mbrojtjen e së ardhmes së rajonit, të një të ardhmeje në Bashkimin Evropian, ku vendet e Ballkanit janë partnerë të fortë të anëtarëve efektivë të organizatës.

U bëj thirrje të gjitha shteteve anëtare të pranishëm sot të ndihmojnë UNODC-në për ta shndërruar ëndrrën në realitet.

* Juri Fedotov është Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Zyrës së Luftës kundër Drogës dhe Krimit të Organizuar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNODC).

Materiali që po botojmë është përmbledhje e fjalës në një konferencë me shtetet anëtare për Programin Rajonal për Evropën Juglindore, të zhvilluar në Vjenë, më 6 mars 2013.

Përkthimi dhe titulli janë të “Dyrrah”-ut

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/