Në një intervistë për “Mam” me Orinda Hutën, këngëtarja dhe aktorja Olta Boja ka hapur zemrën dhe ka ndarë ndjesitë e saj pas ardhjes në jetë të vajzës Gaia. Ajo e cilëson lindjen e Gaias si një thirrje të brendshme që ka pasur që në moshë të vogël dhe një moment që ndryshoi jetën e saj, sidomos pas 12 vjetësh plot angazhime.

Olta tregon se kishte qenë e përgatitur për të qenë në shërbim të vajzës, por ky gëzim ka sjellë gjithashtu një kosto në marrëdhënien e saj bashkëshortore. Ajo shpjegon se kur fëmija bëhet pjesë e jetës së çiftit, dinamika e marrëdhënies ndryshon, dhe fëmija bëhet “i treti” në marrëdhënie, pasi prioriteti nuk është më partneri.

“Duhet ruajtur balanca, sepse për mua fëmija në momentet e caktuara, të paktën me atë që kam përjetuar me Ivin para se të vinte Gaia, kam kënaqur pafund atë marrëdhënie dhe gjërat u prenë me thikë në momentin kur erdhi Gaia”, shprehet Olta. Ajo thekson se ndonjëherë fëmija mund të jetë “i treti” në marrëdhënie për të ruajtur partnerin, dhe kjo e bën të kuptojë se nuk mund të ruhet njësoj koha që i kushtohet të dyve.

Në lidhje me marrëdhënien e saj me Ivin, Olta thekson se vlerëson maksimalisht përkushtimin dhe kohën që ai gjen për familjen, por pranon se i ka marrë malli të udhëtojnë vetëm ata dy. Ajo tregon se, megjithëse tani udhëton me fëmijët, Ivi mbetet partneri dhe shoku i saj më i mirë për udhëtime. “Na ka rastisur të udhëtojmë me miq dhe shokë, por si kënaqem vetëm për vetëm me Ivin…”, përfundon Olta.