29 prill 2015 – Karabinierët e Padovës goditën një rrjet ndërkombëtar shpërndarësish droge nëpërmjet një operacioni antidrogë të quajtur qëllimisht “Turli”, për shkak të shtetësisë së të arrestuarve.

Në prangat e karabinierëve ranë 12 persona, prej të cilëve 2 ishin shqiptarë, 4 italianë, 4 tunizianë dhe 2 moldavë. Karabinieria nuk ka bërë të ditur emrat e të arrestuarve, por vetëm ka publikuar fotot e tyre.

Në këtë operacion u kapën: 40 gramë heroinë, 170 gramë kokainë, 100 gramë hashash dhe 167 gramë marijuanë. U sekuestruan edhe sasi të konsiderueshme drogash sintetike si psh. 24 doza metanamfetaminë, 52 doza ketaminë, që përdoret nga veterinerët si qetësues për kuajt, 25 doza LSD dhe 57 kokrra drogë të llojit ekstazi.

/Gj. Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/