Luftë kundër evazionit të pastrueseve!

17/11/2019 - 10:41

Nga Klodian Tomorri

Qeveria e gjeti zgjidhjen e informalitetit. Kane vendosur te ulin pragun e detyrimit per deklarimin personal te te ardhurave nga 2 milione leke ne vit qe ishte ne zero.

Domethene nje pastruese qe ben dy pune me nga 20 mije leke ne muaj secila, qeveria do e detyroje te plotesoje deklaraten vjetore te te ardhurave. Kjo pastruesja sot paguan zero tatim mbi te ardhurat. Por nga viti tjeter do paguaje 1300 leke tatim ne muaj. Shpetoi arka e shtetit.

Kjo eshte Republika e nxirjes se jetes. Imagjino pastruesen, elektricistin, hidraulikun, kamerierin qe bejne nga dy pune te plotesojne deklaraten e te ardhurave. Cmenduri!

Ti mund jesh punonjes sezonal. Per tre muaj ben dy pune, pastaj rri 4 muaj pa pune. Pastaj fillon prape. Ne fund te vitit do te shkosh tek Tatimet dhe do te dokumentosh te gjitha rrogat, qe eshte nje carje Trapi edhe per ata qe jane ekonomiste, jo me per njerezit e thjeshte. Efektet anesore te progresivizmit.

Mbani withholdig ne burim dhe na lini rehat me keto, keni Perendine. Po ky eshte turp, ploteso deklaraten te te ardhurave me 40 mije leke te ardhura ne muaj. Me kaq te ardhura, nje familje eshte ne kufirin e varferise, qeveria i thote ploteso deklaraten vjetore qe te marr 1 mije leke takse ne muaj une.

Derrmojini pastrueset derrmojini. Se ata jane evazoret. Kurse pronaret e hoteleve dhe resorteve paguajne zero leke tatim fitimi, 6 per qind tvsh dhe hic takse infrastrukture.

Madje kete vit kane bere dhe cudira te tjera aty ne paketen fiskale. Perjashtohen koleksionistet e automjeteve nga tvsh-ja, jane te perjashtuar nga fitimi kapital dhe kane rritur komisionin qe i shkon drejtorise se transportit rrugor.

Nje koleksionist ka Shqiperia. Ndaj na duhen leket e pastrueseve qe te perjashtojme nga taksat te pasurit. Te pakten, tregohuni te ndershem. Verini emrin paketes fiskale se aq gonxhe sa e keni bere, ben muuuu.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: