Nga Myzejen KONDURI

Te hedhësh mendimet në fushën e bardhë  të letrës për një njeri të mirë e të zgjedhësh fjalët për vlersimin e Tij, si Pirro Dollani, sështë e lehtë.

Dje në një mjedis dhe atmosfere të mrekullueshme, realizuar nga ” Mjeshtri i Madh i Punës” regjizori Haxhi Rama, mbeshtetur nga Frida, bashkëshortia e nderuar, Arba vajza e mencur, u vlersua nga Bashkia e Durrësit me titullin” Mirnjohja e Qytetit” dhe nga Shoq.” Durrësi” me titullin” Nderi i Qytetit”, 

Pirro Dollani, ishte Violina Virtuoze e Miqesisë.

Ishte zëri që ngrohu shpirtin e shumë njerëzve, vecanërisht Ata që ndjenë dorën e Tij të shtrirë e zerin e mirësisë që i ndryshoi jetën.

Pirro është etaloni i intelektualit jo vetëm në punën e tij si mësimdhënës, Drejtor Kulture në Bashki e në Bibliotekën e qytetit të Durrësit por dhe si përkthyes i 12 librave.

Pirro , shpirti i bukur, me Fridën, gruan, miken,  dashurinë e cmuar   në krah e fëmijët e tij, Arba dhe Gjergj, krijuan tablonë më të bukur, ku sejcili ndjehet krenarë.

Në ecjen me ndershmëri në jetë, Ai nuk harroi asnjëherë  stinët e jetës në Durrësin e shtrenjtë që kur iku si zog shtegtar për një jetë më të mirë në vitin 1994, në Amerikën e largët, në Las Vegas.

Pirro është një petal që ra në lulen e miqësisë i pa harruar në kujtesën tonë.

Ai sështë shuar vec vdekjes. Ai ka lënë gjurmën e tij në kujtesën qytetare të kohës.

Tek dilnin para mikrofonit Miqtë , lotët i mbushnin sytë. Jo rrallë ju merej goja nga dhimbja.Ai u përball me vdekjen për më shumë se një dekadë.Ishte tronditës lajmi për largimin e tij nga jeta.Këmbanat e trishtimit bënë të dridhej shpirti.

Në Adriatikun shtrirë në bregun Durrsak, valët krahshkumë do të mbajnë emrin e Pirros, ku pulëbardhat  e përshëndesin e na e sjellin me rrezet e Diellit që zgjon kujtesën përmalluar për Të.

Pirro Dollani, ishte mëshirim i vlerave që formësuan një intelektual.

Ai do të mbetet në kujtesën e të gjith atyre që e kanë njohur ashtu të heshtur, me vështrim të butë, më shpirt të bukur…i nderuar.