Në zyrat e ALEAT në Vlorë ka pasur mungesë të energjisë elektrike prej 48 orësh.

Kjo situatë ka krijuar radhë të gjata dhe kolaps, pasi qytetarët nuk mund të marrin shërbimet për shkak të mungesës së energjisë.

Mësohet se OSHEE ka shkëputur energjinë elektrike për ALEAT, pasi këta të fundit janë debitorë ndaj shpërndarësit të energjisë elektrike.