Ish-kryetari i PD Durrës, Osman Stafa, ka analizuar përmes një postimi në rrjete sociale rezultatin e zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë.
I pozicionuar në krah të kandidatit Ardian Muka, Stafa vë theksin në disa nga arsyet që sipas tij ndikuan në rezultatin e 6 marsit.
“Se çdo betej dhe çmim për votën e lirë ja vlen. Por dje treguam se vota është dhe mall tregu, ku thesi i miellit, vendi i punës, liçensa e një biznesi dhe siguria janë objekt këmbimi apo presioni në emër pushtëve të pushtetit dhe paras së krimit.
Mbrëme vonë kam parë burra që qanin nga turpi dhe frika…!?
Ju vinte turp se ishin bërë pre dhe viktima për votën…”,- shkruan ai.
Ndërsa nënvizon më pas se i mirëkupton edhe ata që nga pamundësia ekonomike ndoshta deformuan vullnetin e tyre me votë, Stafa rendit si një nga arsyet e humbjes edhe gabimet e bëra nga PD, apo abstenimin e atyre që nuk iu drejtuan qendrave të votimit, për të hedhur votën e tyre.
Pavarësisht rezultatit, duket se ish-kryetari Stafa është optimist për të ardhmen e forcës politike që përfaqëson.
“Dje u hap një shpresë!
Nesër do hapen shumë porta”,- shkruan ai.
Postimi i plotë:
Vota e qytetarit dje u përball me pushtetin, me krimin, me presionin, me bukën e fëmijeve, me zhgënjimin tonë, me ndarjet tona dhe pse jo me dilemën se mos po gabojm dhe me djepin e demokracis Amerikën!?
Dje treguam aq sa mundëm se vota është pushtet i liris.
Se çdo betej dhe çmim për votën e lirë ja vlen. Por dje treguam se vota është dhe mall tregu, ku thesi i miellit, vendi i punës, liçensa e një biznesi dhe siguria janë objekt këmbimi apo presioni në emër pushtëve të pushtetit dhe paras së krimit.
Mbrëme vonë kam parë burra që qanin nga turpi dhe frika…!?
Ju vinte turp se ishin bërë pre dhe viktima për votën…
Unë kam kurajon miq ti mirkuptoj dhe të mos i paragjykoj. Mendoj se i varfëri dhe i dobti nuk duhen gjykuar nga pa mundësia!?
Kjo është Shqipëria jonë…!?
Dje ne u ballafaquam me kurajon për nesër por dhe me gabimet tona dje dhe sot.
Një falenderim për cdo bashkpuntor, qytetar dhe demokrat që u bë pjes e betejës në emër të pluralizmit.
Kam mirkuptuar çdo qytetar që dje gaboi me heshtje, me mos pjesmarrje apo të menduarit ndryshe. Tek e fundit, e tillë është demokracia…!?
Dje u hap një shpresë!
Nesër do hapen shumë porta.
Zoti ju bekoft familjarisht miq.