Ashtu siç pat paralajmëruar më herët, drejtuesi politik i qarkut Durrës, Edi Paloka në konferencën për mediat nga selia e degës lokale të PD, njoftoi se kanë çuar në SPAK deputetin aktual dhe kandidatin Jurgis Çyrbja, i akuzuar për “Shpërdorim detyre”.

Çyrbja, ish-drejtor i Hipotekës Durrës, akuzohet për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone.  

Në të njëjtën kohë, Paloka tha se edhe javët e fundit, Çyrbja ka qenë i pranishëm në Kadastrën e Durrësit duke shpërndarë çertifikata dhe legalizime, njësoj sikur të ishte ende drejtor Hipoteke.