Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, drejtues politik në Qarkun e Durrësit, shpalli fitoren e kësaj partie në këtë qark. Paloka tha se është momenti që të shohim nga e ardhmja.

Paloka shprehu falenderime për të gjithë ata që punuan dhe mundësuan këtë fitore.

“Edhe numërimi do të jetë i rregullt, sipas të gjitha procedurave dhe kjo fitore do të konfirmohet”, tha Paloka.