Një “roller coaster” me të cilin po udhëtonin tetë persona në Teksas është ndalur papritur në një lartësi të madhe duke i lënë ata të bllokuar në ajër. Incidenti ndodhi në një park argëtimi në Galveston të Teksasit, kur ai u ndal papritur duke shkaktuar panik te personat e pranishëm, zjarrfikësit nxituan në vendngjarje dhe organizuan një operacion për të evakuar njerëzit në mënyrë të sigurt.
Terrifying day at Pleasure Pier in Galveston! About 5:20 p.m. the Iron Shark roller coaster stopped, leaving students suspended in air. 🎢 Took hours, but thankfully everyone has been rescued. @abc13houston’s SkyEye13 captured it all. https://t.co/GRRHFCX1Vz pic.twitter.com/tZLih7dryP
— Erica Simon (@EricaOnABC13) May 29, 2026
Incidenti filloi rreth orës 17:20 të pasdites dhe zgjati për afro katër orë, ndërsa zjarrfikësit u përpoqën t’i zbritnin pasagjerët një nga një. Operacioni përfundoi pa raportuar ndonjë të lënduar, megjithatë pasagjerët përjetuan disa minuta agoni të fortë, duke mbetur të palëvizshëm shumë metra mbi tokë. Autoritetet ende nuk kanë sqaruar se çfarë e shkaktoi dëmin që çoi në ndalimin e tij.





