Më shumë se 300 vetë u evakuuan në ndërtesën e parlamentit rumun, i quajtur gjithashtu “Pallati i Çausheskut”.
Siç raportohet të martën pasdite pasi një burrë i vuri zjarrin një dhome pranë hyrjes së ndërtesës.
Ngjarja ndodhi në zonën e vizitorëve, e cila përfshin një sallë ekspozite dhe dyqane suveniresh.
“Një burrë i moshës 60-65 vjeç i ka vënë flakën lokaleve, flakët kanë mbuluar 30 metra katrorë.
Më shumë se 300 persona u evakuuan nga ndërtesa, nuk pati viktima, megjithatë njëra nga shitëset pati një sulm paniku ”, shkruajnë mediat rumune.
Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, kanë lokalizuar zjarrin dhe kanë shuar flakët.
Mediat rumune raportuan se autori i dyshuar arriti të arratisej, ndërsa policia publikoi fotot e tij dhe kërkoi ndihmën e qytetarëve për arrestimin.