Një ngjarje shokuese është regjistruar në Florida të SHBA-së. Një fëmijë 23 muajsh u harrua nga babi i tij për rreth 8 orë, i vetëm në makinë, nën një temperaturë rreth 42 gradë celsius, nga ora 8:30 e mëngjesit deri në 14:30 të drekës.
41-vjeçari Troy Whitaker, pasi ka lënë vajzën e tij në kopsht, ka harruar të çojë në çerdhe djalin e tij Laëson Whitaker, duke e çuar kështu me duart e tij drejt vdekjes.
Babai i papërgjegjshëm deklaroi në polici se ai kujtonte se e kishte lënë djalin e tij në çerdhe siç bënte çdo ditë, por policia raporton të kundërtën. Pasi është larguar nga shkolla e së bijës ai është futur në shtëpi për të studiuar për një ngritje në detyrë që pritej të kishte së shpejti. Pasi shëtiti qenin dhe bëri pazarin, ai zbuloi të birin e harruar në makinë. Vogëlushi kishte marrë një ngjyrë blu dhe nuk jepte shenja jete. Përpjekjet e të atit nuk rezultuan pozitive duke çuar në fundin e hidhur. Ai u arrestua dhe u vendos nën akuzë për vrasjen e djalit.





