Ashley St. Clair thotë se ka pritur para 5 muajsh një fëmijë me njeriun më pasur në botë, Elon Musk. Ashley St. Clair, e cila është mjaft e njohur për librin e saj për fëmijë “Elephants Are Not Birds” bëri të ditur lajmin përmes një postimi në llogarinë e saj në “X” të premten.
“Pesë muaj më parë, unë solla në jetë një fëmijë! Elon Musk është babai! Nuk e kam bërë të ditur më parë këtë për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e fëmijës sonë, por ditët e fundit është bërë e qartë se mediat synojnë ta bëjnë këtë, pavarësisht dëmit që mund të shkaktojnë. Unë synoj që fëmija jonë të rritet në një mjedis normal dhe të sigurt. Për këtë arsye, kërkoj që mediat të respektojnë privatësinë e fëmijës sonë dhe të përmbahen nga raportimet invazive”, ka shkruar ajo.
Musk tashmë është baba i 12 fëmijëve të tjerë. Thuhet se ai dhe Shivon Zilis mirpërpitën Qershorin e vitit të kaluar fëmijën e tyre të tretë.
Musk gjithashtu ka 6 fëmijë me ish-bashkëshorten Justine Wilson. Musk dhe Wilson, 51 vjeç, të cilët u martuan midis viteve 2000 dhe 2008, kanë dy binjakë Vivian dhe Griffin, të dy 20 vjeç. Ata janë gjithashtu prindër të trinjakëve Kai, Saxon dhe Damian, të gjithë 18. Musk dhe Wilson do të ishin prindër dhe të një fëmije tjetër, i cili vdiq kur ishte vetëm 10 javësh.
Më vonë, në vitin 2018 Musk pati një raport me Claire Boucher. Ata sollën në jetë 3 fëmijë. Ata mirëpritën djalin X Æ A-Xii në Maj të vitit 2020. Vajzën, Exa Dark Sideræl. Libri i Isaacson konfirmon gjithashtu se Musk dhe Grimes, të cilët u ndanë përgjithmonë në vitin 2022, kanë edhe djalin e tyre Techno Mechanicus
Alea Iacta Est pic.twitter.com/gvVaFNTGqn
— Ashley St. Clair (@stclairashley) February 15, 2025