Aktorja dhe këngëtarja e njohur meksikane, Ninel Conde, ka mbetur e paralizuar në shpinë, për shkak të injeksioneve për rritjen e vitheve. Ylli i serisë së njohur “Rebelde”, përveç talentit të saj, njihej shumë edhe për format e jashtëzakonshme të trupit. Ninel 35 vjeçe, gjithmonë ka dashur të duket e përkryer dhe nuk kishte ngurruar të përdor të gjitha metodat për të arritur qëllimin e saj.

Dhe njëra prej metodave që e ka përdorur për t’u bërë e bukur ishin pikërisht injeksionet me silikon për rritjen e vitheve. Ninel në fakt vazhdimisht i kishte mohuar zërat se trupi i saj kishte forma të përkryera në sajë të ndërhyrjeve të ndryshme, duke pretenduar për një bukuri natyrale.

Por së fundi, mania për të pasur vithe akoma më të bukura duket se i ka kushtuar shtrenjtë, pasi siç raportojnë mediat meksikane, aktorja dhe modelja bukuroshe, për shkak të injeksionit, mesa duket të bërë në mënyrë të gabuar, nuk arrin të lëvizë fare pjesën e poshtme të kurrizit.