Policia e Tiranës ka parandaluar një krim në familje ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Surrel, aty ku është banor edhe kryeministri Rama.

Kështu, sipas njoftimit të Policisë, 49-vjeçari Sali Hasmeta ka patur një konflikt në familje. Policia është njoftuar nga fqinjët dhe ka shkuar në vendngjarje.

Mënjeherë pas kësaj, është arrestuar Hasmeta, i cili ishte i armatosur. Policia ka sekuestruar edhe armën pistoletë dhe një kallashnikov.

NJOFTIMI I POLICISE

Parandalohet nje ngjarje e rende kriminale. Gjenden dhe sekuestrohen arme dhe municione.

Arrestohet ne flagrancë nje shtetas. Specialistët e Komisariatit të policisë Nr 4 Tiranë, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit:

– Sali Mehmet Hasmeta, 49 vjec vjeç, banues Surrel, Tiranë

Ky shtetas u ndalua pas nje telefonate te marre tek salla operative per konflikt ne familje

Menjehere forcat e policisë, shkuan në banesë në Surrel dhe bene te mundur arrestimin e shtetasit te sipershenuar.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Sali Hasmeta u gjeten dhe sekuestruan ne cilesinë e provës materiale:

Një automatik model 56 me një krehër me 30 fishekë.

Një pistolet e markës “Bereta” me një krehër me 5 fishek.

Një qese e mbushur me 211 fishek te kalibrave te ndryshem

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Dhuna në familje”, parashikuar nga Neni 278 dhe 130/a të Kodit Penal.