Është paraqitur mëngjesin e sotëm (27 shkurt) në Prokurorinë e Posaçme aktori i njohur, Gazmend Paja.

Ende nuk është bërë e ditur arsyeja e paraqitjes së tij në SPAK, por më herët aktori është akuzuar nga Partia Demokratike se ka përfituar statusin e investitorit strategjik për të ndërtuar një resort në Dhërmi.

Vetë aktori ka pohuar se ka marrë statutin e investitorit strategjik, por theksoi se nuk ka përfituar asnjë cm tokë nga shteti.