Sipas MeteoAlb, prej disa ditësh vendi ynë po përjeton qarkullim të masave ajrore me origjinë afrikane duke sjellë përgjatë paradites mot të kthjellët dhe temperatura mjaft të larta.
Më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë vijës bregdetare dhe në shumë qytete të zonave të ulta, ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 36°C vlera më e lartë, e cila do të shënohet në qarkun e Elbasanit dhe Beratit.
Era do të fryjë e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 65 km/h nga drejtimi Verior dhe për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 5 ballë.





