Paris Hilton festoi 44 vjetorin e ditëlindjes me avionin e saj privat, së bashku me familjen. “Trashëgimtarja e artë” ka ndarë pamjet nga kjo ditë e veçantë me miqtë e saj online në rrjetet sociale.
Në llogarinë personale në Instagram, ajo ka postuar foto dhe video nga festa që ka organizuar në jet, ndërsa në shumë prej fotove ajo duket se pozon krah dy fëmijëve të saj, Phoenix dhe London.
Për ditëlindjen e saj kishte biskota në formë zemre që shkruanin “gëzuar ditëlindjen Paris”, stoli që shkruanin “ne të duam” dhe avioni ishte i mbushur me tullumbace rozë. Torta që kishin përgatitur për ditëlindjen e saj ishte zbukuruar me kukulla Barbie.
Në mbishkrimin shoqërues të postimit të saj në Instagram, Paris Hilton shkroi: “Gati për aventurat e ditëlindjes me ekuipazhin tim të bukur”, duke iu referuar foshnjave të saj.
Në komentet poshtë postimit të saj, bashkëshorti i saj Carter Ream i dërgoi asaj urimet më të mira.



