Policia franceze i është përgjigjur në kohë një situate sigurie jashtë Katedrales “Notre-Dame” në Paris, duke qëlluar dhe plagosur një person me çekiç në duar, pasi ky i fundit tentoi të godiste një oficer.
Policia ndaloi menjëherë trafikun përreth zonës dhe u bëri thirrje kalimtarëve që të qëndronin sa më larg të ishte e mundur.
Dëshmitarë të rastit tregojnë se disa turistë u larguan të tmerruar, nga frika e një sulmi të mundshëm terrorist, për të gjetur vende të sigurta strehimi.
Franca ndodhet në gjendje emergjence që prej sulmeve në Paris në vitin 2015, kur mbetën të vdekur 130 persona.
Paris, policia plagos një person me çekiç në duar
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Krim makabër në Austri/ Kunati vret me çekiç 24-vjeçaren, autori tentoi të arratisej i mbuluar me gjak
Joz Marku e ndaloi në autostradë dhe e dhunoi bashkë me disa persona, prokuroria e Pejës merr në pyetje Edi Kuçin
Kryebashkiaku i Himarës thirrje banorëve: Largohuni nga banesat, ka rrezik për jetën nga zjarri
Himara në “Ferr”, nis evakuimi i disa banorëve, zjarri merr përmasa masive





