Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke ndarë pamje nga parku foto voltaik në Devoll.

Krahas pamjeve të postuara në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se do të jetë një burim i ri energjie që i shtohet prodhimit vendas.

“Mirëmëngjesi dhe me një tjetër burim të ri energjie diellore në Devoll, që i shtohet zinxhirit të prodhimit vendas, në rrugën drejt pavarësisë energjetike të Shqipërisë 2030, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.