Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë, në zbatim të planit të masave të hartuar për paketën e sigurisë në shkolla, kanë ushtruar kontrolle në afërsi të shkollave, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.
Gjatë kontrolleve, punonjësit e Policisë kanë konstatuar 5 automjete të parkuara brenda perimetrit të sigurisë të shkollës “Ismail Qemali”.
Secili prej drejtuesve të automjeteve, është ndëshkuar me masë administrative, në bazë të Kodit Rrugor.