Parlamenti Evropian, përmes një raporti për Serbinë, të miratuar këtë të mërkurë në Komisionin për Politikë të Jashtme, ka kritikuar edhe një herë Serbinë për afërsinë e saj me Rusinë.

Përveç kësaj, deputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar edhe kushtëzimin e ndihmës financiare të BE-së për Serbinë me qëndrimet e saj ndaj Rusisë.

Në veçanti, ajo shpreh zhgënjimin për faktin se Serbia vazhdon të jetë një nga vendet e vetme në rajon dhe ndër të paktat në botë, që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Në këtë mënyrë, këto vende kanë vazhduar të refuzojnë kërkesat për rregullimin e sanksioneve, të cilat BE-ja i ka vendosur Rusisë që nga fillimi i agresionit të saj kundër Ukrainës.

Përmes amendamenteve të votuara, Parlamenti Evropian ka shprehur shqetësim edhe për emërimin e ish-ministrit të Brendshëm, Aleksandar Vulin, në krye të Shërbimit Informativ të Serbisë, BIA, pasi ai konsiderohet i afërt me Moskën dhe një person “i njohur” për retorikën kundër Bashkimit Evropian.

Në raport përmendet se Serbia është vend kandidat për anëtarësim në BE, se kjo është një zgjedhje strategjike e Serbisë, prandaj duhet të sillet në përputhje me këtë pozicion dhe të mbështesë vlerat evropiane.

Raporti thekson se është e papranueshme që Serbia të përshtatet me “regjimin autokratik luftarak të Rusisë”.