30 prill 2015 – Parlamenti votoi sot me shumicë votash projektligjin për hapjen e dosjeve të sistemit komunist. E majta ka pasur të gjitha votat pro, bashkë me votën e aleatit të fundit, Shpëtim Idrizi, ndërsa e djathta votoi kundër. Ky ligj pasi të hyjë në fuqi do të thotë që kushdo që është i interesuar mund të kërkojë të dhëna për personat e dyshuar si spiunët e diktaturës, por nëse mbajnë një detyrë të lartë, nuk do të kenë asnjë penalizim. Ndëshkimi, i parashikuar në ligjin e lustracionit, sipas iniciativës së deputetes demokrate Mesila Doda nuk është pranuar nga e majta. Në debatin e sotëm në parlament, deputetja Doda iu drejtua kryeministrit Rama, duke e akuzuar se ministrat e Partisë së Punës ai po mban afër dhe madje në qeveri.
Partia Demokratike ka kërkuar prej vitesh hapjen e dosjeve, për të mësuar mbi krimet dhe personat që ndikuan në përndjekjen, interninim apo deri pushkatimin e qindra personave.
Por, ligji i sotëm lejon njohje e personazheve dhe mësimin e ngjarjeve në diktaturë, por pa kërkuar penalizim për atë që kanë bërë në ato vite.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”